Xhafer Tahiri kundërshton fushatën kundër Osmanit

Xhafer Tahiri, ish-kryetar i degës së LDK në Vushtrri, ka reaguar lidhur me fushatën e organizuar me shpifje kundër Presidentes Vjosa Osmani.
Tahiri ka cituar shprehjen e njohur të Fan S. Nolit: “Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor,” duke theksuar se historia duket se po përsëritet.
Ai tha se fushata kundër Presidentes Osmani është e padrejtë dhe duhet të ndalet, duke e krahasuar me situata të ngjashme historike të përshkruara nga Noli mbi anarkinë patriotike të shqiptarëve.
“Fushata e organizuar kundër Presidentes Vjosa Osmani duhet të ndalet!,” theksoi Tahiri, duke bërë thirrje për respekt dhe ndershmëri në proceset politike.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur debati politik është nxehur pasi që Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. /Telegrafi/





















































