Shqipëria është një nga vendet e para që ka dërguar armë dhe municione në Ukrainë. Kështu tha ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj në samitin virtual “Platforma e Krimesë”, ku mori pjesë me ftesë të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Për ne në Shqipëri, për ne në Ballkanin Perëndimor, këto krime dhe këto imazhe na prekin thellësisht. Përpara agresionit të jashtëligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor ishte skena e luftës së fundit në Evropë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbështetur në maksimum Ukrainën dhe rezistencën e saj heroike ndaj agresionit, duke qenë një nga vendet e para që dërgoi armatime në Ukrainë, duke kontribuar në Konferencën e Donatorëve, duke miratuar kornizën ligjore të duhur që na lejon të mirëpresim në vendin tonë ukrainasit që ikin nga lufta dhe duke qëndruar në një linjë me të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe duke bërë maksimumin në Këshillin e Sigurimit, si bashkëpenëmbajtës me aleatët tanë të SHBA-ve, për të mbështetur diplomatikisht Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë”, tha Xhaçka.
“Por ka edhe një arsye tjetër, ndoshta edhe më të rëndësishme, pse Shqipëria mbështet Ukrainën dhe pse ne besojmë se çdo vend që beson në të drejtën ndërkombëtare, në Kartën e OKB-së, në rendin e bazuar në rregulla, duhet të mbështesë Ukrainën deri në çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara, rivendosjen e sovranitetit të saj mbi të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse nga çdo pjesë e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Sepse duke mos e bërë këtë tani, do të rrezikohet i gjithë rendi i bazuar në rregullat ndërkombëtare, e gjithë arkitektura e sigurisë në të cilën ne të gjithë mbështetemi për paqen dhe stabilitetin në botë dhe do të inkurajonte çdo vend dhe lider autoritar në botë, që të ndërmarrë të njëjtat veprime si këto”.
Deklarata vjen pak ditë pasi dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në një uzinë ushtarake në Gramsh. Më vonë, gjatë marrjes në pyetje, njëri prej tyre, i cili u përlesh edhe me dy efektivë të ushtrisë shqiptare, pranoi se kishte marrë udhëzime nga shërbimet ruse për të fotografuar baza ushtarake në Europën lindore.
Rusia ka akuzuar disa herë Shqipërinë se ka dërguar edhe mercenarë për të luftuar në Ukrainë, ndërsa thotë se armët që Perëndimi ka dërguar në Ukrainë kanë përfunduar në tregun e zi, në duart e grupeve kriminale në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri