LAJMI I FUNDIT:

Xhabir Hamiti: Kjo është masakër e jo kurban

Xhabir Hamiti: Kjo është masakër e jo kurban

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka kritikuar therjen e kurbaneve.

Hamiti ka thënë se kjo çfarë po bëhet është masakër e shtazëve dhe jo kurban.


“Pamje e turpshme dhe larg çdo etike njerëzore humane dhe fetare”, ka shkruar Hamiti sipër disa fotografive të therjes së kurbaneve të shpërndara në Facebook.

Tutje Hamiti ka thënë se shpreson që pamje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen./Telegrafi/