Xavi shpreson se fitorja ndaj Elches mund të jetë pika e kthesës për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës , Xavi Hernandez është i bindur se fitorja e fundit e tyre me rezultat 3-2 në La Liga ndaj Elche mund të jetë një pikë kthese në sezonin e tyre.
Blaugranët kanë luftuar për qëndrueshmëri në javët e fundit me një fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.
Pavarësisht se i mbijetoi disa frikësimeve në Camp Nou, me Elchen që erdhi nga 2-0 në 2-2, por goli i vonshëm i Nico Gonzalez siguroi një fitore vendimtare Xavit.
Rezultati e ngrit Barcelonën në vendin e shtatë në tabelë dhe Xavi dëshiron që skuadra e tij të vazhdojë nga ky rezultat, përpara një serie të madhe ndeshjesh nga fillimi i vitit 2022.
“Ne kemi bërë disa gjëra shumë mirë. Por, me golin e tyre ata u rikthyen në lojë me rezultatin 2-2”, ka thënë fillimisht Xavi për Marca.
“Këto janë tri pikë fantastike dhe shpresoj se do të jetë një pikë kthese".
"Ne e kemi komplikuar lojën vetë dhe Elche mbijetoi për shkak të gabimeve tona”, përfundoi spanjolli.
Barcelona e mbyll vitin 2021 me një udhëtim te Sevilla fundjavën e ardhshme përpara se të përballet me gjashtë ndeshje në janar, katër ndeshje në ligë dhe dy në kupë.
Gjiganti katalunas përballet me Linares Deportivo në Kupën e Mbretit dhe Real Madrid në Superkupën Spanjolle, së bashku me ndeshjet e ligës kundër Mallorca, Granada, Rayo Vallecano dhe Alaves. /Telegrafi/






















































