Rishpikja e shumëpritur e “Wuthering Heights” nga Emerald Fennell ka dalë në kinema dhe ka prekur thellë publikun.

Shumë adhurues e kanë quajtur dramën romantike “filmi i vitit”, duke pranuar se kanë qarë gjatë shikimit.


Filmi, me Margot Robbie dhe Jacob Elordi në rolet e Catherine Earnshaw dhe Heathcliff, sjell historinë pasionante të dashurisë së tyre tragjike, të vendosur në moçalet e Yorkshire-it, shkruan DailyMail.

Pas premierës, rrjetet sociale u mbushën me reagime emocionale, ku shikuesit thanë se nuk e prisnin ta pëlqenin kaq shumë filmin dhe se ai i frymëzoi disa të lexonin romanin e famshëm të Emily Brontë.

Regjisorja Emerald Fennell ka treguar se shpresonte që publiku të përjetonte emocione të forta, ndërsa paralajmëroi se versioni i saj është një interpretim i lirshëm dhe më sensual i romanit klasik. /Telegrafi/