Këngëtari dhe kompozitori thotë se pavarësisht se është i verbër, kjo nuk do t’i pengojë që të konkurrojë në këtë shou, megjithatë pengesë për të do të jetë pesha.

“Dikush më pyeti: ‘A mund të vallëzosh?’ Unë ia ktheva: ‘Unë kam shtatë fëmijë dhe mendoj se mund të bëj diçka në këtë drejtim’. Mendoj se mund të kem sukses... Por sfida ime kryesore është që të humbas në peshë. Kur të mendoj se jam gati, do shkoj atje dhe do të fitoj”, ka thënë Wonder.