LAJMI I FUNDIT:

Wizz Air fillon linjën e re me çmim të ulëta nga Prishtina në Aeroportin Luton të Londrës

Wizz Air fillon linjën e re me çmim të ulëta nga Prishtina në Aeroportin Luton të Londrës

Wizz Air, kompania më e madhe ajrore me çmime të ulëta në Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftoi sot fillimin e linjës së re ajrore nga Prishtina për Londër, respektivisht aeroportin Luton. Duke filluar nga data 24 Qershor, shërbimi do të operohet dy herë në javë, të marteve dhe shtunave. Udhëtarët që planifikojnë pushimet e tyre ose një largim për fundjavë në këtë destinacion drithërues, tashmë mund të bëjnë rezervimet e biletave të tyre në faqen e internetit www.wizzair.com me një çmim prej vetëm 39.99 euro/34.99 funta.

Linja me çmim të ulët do të jetë një zgjedhje e mrekullueshme për të vizituar Londrën si për udhëtarët që duan të kalojnë kohën e lirë ashtu dhe për udhëtarët e biznesit, dhe për të nxitur turizmin në të dy drejtimet duke krijuar lidhje të rëndësishme për marrëdhëniet tregtare dhe biznesore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.


Duke demonstruar përkushtimin e saj ndaj klientëve nga Kosova, Wizz Air në mënyrë të vazhdueshme po zgjeron rrjetin e saj, duke ofruar tashmë dy linja me çmim të ulët nga Prishtina për Budapest (duke filluar nga data 7 Prill) dhe për Londër,Luton. Biletat janë tashmë në dispozicion në wizzair.com, një faqe interneti e krijuar për shfrytëzuesit e shkathtë në përdorimin e teknologjisë mobile, të cilët janë gjithmonë në lëvizje dhe kanë nevojë për qasje më të shpejtë si dhe në aplikacionet që ofrohen falas në pajisjemobile për shfrytëzuesit e sistemeve operative iOS dhe Android. Në WIZZ,janë krijuar të gjitha mundësitë për të përmbushur më së miri nevojat e klientëve, duke përfshi pakot me çmime të përshtatshme për klientët me shërbime dhe përfitime shtesë për klientët të cilët dëshirojnë që të kenë një fleksibilitet të lartë dhe rehati maksimale gjatë tërë udhëtimit: që nga rezervimi i biletës në internet deri te arritja në destinacionin e përzgjedhur.

Haldun Firat Kökturk, kryeshef ekzekutiv dhe anëtar i Bordit i LIMAK Kosova Int’l Airport deklaron se: Gatishmëria e Wizzair për të qenë prezent me shërbime të transportit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për kompaninë Limak është shumë e mirëseardhur, sidomos kur kemi në konsideratë skemën jashtëzakonisht të ulët për çmimet e biletave të fluturimeve. Ne zotohemi të jemi përherë në dispozicion dhe të japim maksimumin e mundshëm në uljen e çmimeve të shërbimeve të aeroportit dhe ofrimin e produkteve nxitëse me qëllim që pasagjerëve të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt dhe nga ANP ‘Adem Jashari’ tu ofrohen zgjedhje sa më atraktive dhe të përshtatshme për fluturime”

Sipas tij, ky hap me Wizzair do të rezultojë shumë i suksesshëm dhe afatgjatë. “Lansimi i linjës Londër-Prishtinë-Londër, nga Wizzair do të jetë mundësi e re për pasagjerët që vijnë nga Anglia apo vendet tjera të Mbretërisë së Bashkuar për në Kosovë dhe anasjelltas, sidomos për Diasporën tonë e cila ka një prezencë mjaft të madhe qoftë në Londër qoftë në shumë qytete tjera të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Kökturk.

Sorina Ratz, Menaxhere e komunikimeve e Wizz Air, tha:“Vetëm dy muaj më parë ne njoftuam shërbimin tonë të parë me çmim të ulët nga Prishtina për Budapest dhe sot jemi të emocionuar të shtojmë linjën e dytë të kompanisë ajrore WIZZ nga Prishtina për në Londër. Duke theksuar përkushtimin tonë ndaj rajonit, ne i gëzohemi partneritetit tonë të frytshëm me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe mbesim të përkushtuar ndaj klientëve tanë dhe interesit tonë për të krijuar më shumë mundësi të udhëtimit me çmime të ulëta në Kosovë”, theksoi Ratz. /Telegrafi/