LAJMI I FUNDIT:

Wiseword Group e gjeni kudo ku flitet shqip!

Wiseword Group e gjeni kudo ku flitet shqip!

Tashmë gjuha shqipe po flitet e po njihet anë e mbanë botës. Në vendet shqiptare si Kosova e Shqipëria, i ka hapur krahët edhe Wiseword Group, si agjension profesional në këshillimin e të rinjëve për studime kudo në botë.

Për të qenë sa më afër rinisë shqiptare dhe për të adresuar sa më shpejtë kërkesat e tyre në fushën e edukimit jashtë vendit, Wiseword Group ka vendosur të ju jap një pikë lokacioni sa më të afërt të gjithë të interesuarve shqiptarë.

Qyteti i Tiranës me shumë krenari mban epitetin vendlindje për Wiseword Group. Me përkushtimin më të madh dhe kujdesin më të veçantë ndaj studentëve, Wiseword Albania numëron qindra student të suksesshëm të cilët përfitojnë nga asistenca edukative profesionale nga dita në ditë. Gjithsesi, Tirana nuk është adresa e vetme ku mund të gjeni këtë lloj asistence që nuk po ndalet duke korrur suksese të mëdha.

Zyret qendrore të Wiseword Kosova gjenden në zemër të Kosovës, në Prishtinë. Për të qenë i mundur asistimi më i lehtë e i shpejtë i të gjithë të rinjëve kosovarë, Wiseword Kosova përveç në Prishtinë gjendet edhe në Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Pejë, por, Wiseword Kosova nuk do ndalet vetëm me kaq, planifikohet që brenda këtij viti të ri, Wiseword Kosova do fus nën mëngë dhe mentorship edhe shumë të rinjë të komunave tjera të Kosovës.

Tashmë adresat se ku do të mund t’i bëni ëndërrat tuaja realitet i mësuat, mos hezitoni ti vizitoni në çdo kohë ose ti kontaktoni për informata. Konsultat që ofron Wiseword Kosova janë falas për të gjithë të rinjtë ambicioz që synojnë titullin student ndërkombëtar.

Wiseword Kosova është aty që me të vërtetë të ju udhëzojë me fjalë të urta…wise words from wise people!

Artikull i sponzorizuar