LAJMI I FUNDIT:

Will Smith thotë se “Wild Wild West” është filmi më i keq në të cilin ka luajtur

Will Smith thotë se “Wild Wild West” është filmi më i keq në të cilin ka luajtur

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Ylli i Hollywood-it, Will Smith, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me filmat më të mirë e po ashtu edhe për ata që nuk i kanë pëlqyer.

Në seritë e GQ se cili është filmi i tij më i mirë dhe më i keqi, aktori amerikan nuk duket të ketë ngurruar me përgjigjen.


“Për më të mirët, mendoj se është mes Men in Black dhe The Pursuit of Happyness”, tha Smith. “Për arsye të ndryshme, ata janë dy filmat pothuajse të përsosur. Të dy filmat ishin shumë të suksesshëm”.

Sa i përket filmit të tij më të keq duket të jetë “Wild Wild West”.

“Nuk e di, Wild Wild West e kam njëfarë njolle. Kur e shoh veten në pantallona lëkure… nuk më pëlqen”, ka thënë Will.

Të gjitha lajmet nga Will Smith
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Will Smith

Në filmin e zhanrit komedi-aksion të drejtuar nga regjisori i “Men in Black”, Barry Sonnenfeld , Smith dhe Kevin Kline luajtën si dy agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së duke punuar së bashku për të mbrojtur Presidentin Ulysses S. Grant.

Will Smith (Foto: YouTube)

Duke u kthyer në “The Pursuit of Happyness”, artisti iu drejtua një komenti duke pyetur se si ai mund të ishte zgjedhur për aktorin më të mirë në ‘Oscar’ atë vit.

Atë vit, Forest Whitaker fitoi për “The Last King of Scotland”. Gjithashtu u nominuan Leonardo DiCaprio për “Blood Diamond”, Ryan Gosling për “Half Nelson” dhe Peter O’Toole për “Venus”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori