LAJMI I FUNDIT:

Will Smith i kërkon falje Chris Rockut pas goditjes me shuplakë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”

Will Smith i kërkon falje Chris Rockut pas goditjes me shuplakë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”

Will Smith ka kërkuar falje për goditjen me shuplakë të Chris Rockut në ceremoninë e “Oscars” të së dielës mbrëma (27 mars), duke thënë se sjellja e tij ishte ‘e papranueshme dhe e pafalshme’ dhe se ndihet ‘i turpëruar’.

53-vjeçari në një postim në Instagram ka shkruar se është ‘turpëruar’ nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe shikuesit e ceremonisë.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, shkroi ai.


Foto: Getty Images

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscars mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurriz timin janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, tha tutje ylli i filmit.

“Dëshiroj të kërkoj falje publike ty, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, shkroi Will.

Foto: Chris Pizzello/AP

Smith më pas vazhdoi t’u kërkoi falje organizatorëve dhe producentëve të shfaqjes, shkruan DailyMail.

Aktori gjithashtu kërkoi falje për familjen e Venusit dhe Serena Williams.

Foto: Getty Images

Menjëherë pasi goditi Rockun, Smith fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” për portretizimin e babait të tyre Richard – por historia e familjes së tyre u la në hije nga sulmi i Smith.

Richard Williams – të cilin fituesi i Oskarit e portretizon në Mbretin Richard – tha pas sulmit se ai dënon dhunën.

View this post on Instagram

A post shared by Will Smith (@willsmith)

“Dëshiroj t’i kërkoj falje familjes Williams dhe familjes sime të mbretit Richard. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne. Unë jam një punë në progres. Sinqerisht, Will”, përfundoi fjalën e tij Smith.

Kërkim falja e tij erdhi pasi grupi që shpërndau çmimet “Oscars” të hënën (28 mars) dënoi veprimet e Smith dhe tha se kishte filluar një rishikim zyrtar të incidentit që hodhi hije mbi nderimet e filmit.

Akademia e Filmit nis hetimet për rastin e Smithit, thuhet se "Oscars" menduan përjashtimin e tij menjëherë pas skandalit
Lexo po ashtu Akademia e Filmit nis hetimet për rastin e Smithit, thuhet se "Oscars" menduan përjashtimin e tij menjëherë pas skandalit

Smith u ngjit në skenë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv dhe goditi Rock në fytyrë pasi komediani bëri një shaka që kishte të bënte me bashkëshorten e tij.

Rock në anën tjetër nuk i është përgjigjur faljes së Smithit, apo nuk ka komentuar publikisht as incidentin e së dielës mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori