LAJMI I FUNDIT:

Wiesmann prezantoi tre koncepte të reja elektrike

Wiesmann prezantoi tre koncepte të reja elektrike

Prodhuesi gjerman i veturave, Wiesmann ka zbuluar tre koncepte të reja të dizajnuara në bashkëpunim me shtëpinë e dizajnit Studiokurbos me qendër në Stuttgart, duke treguar se çfarë mund të marrin klientët.

Koncepti i parë quhet Design Concept One, është i lyer me ngjyrë të kaltër metalike dhe ka një brendshme portokalli të ndezur. Është projektuar për të frymëzuar kujtimet e vozitjes përgjatë Cote d’Azur.


Concept Two është frymëzuar nga vitet 1920, është në ngjyrë ari, ndërsa pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë burgundy dhe përmban detaje të buta veluri.

Vetura e tretë është e lyer me ngjyrë të zezë mat me detaje të shndritshme, ndërkohë që edhe pjesa e brendshme është e errët.

Dizajni përdor detaje nga modelet e mëparshme duke përfshirë MF3, MF4 dhe MF5.

Sa i përket specifikimeve teknike, ekziston një bateri 83 kWh që mbështet karikimin 300 kW (800 V) dhe siguron një distancë prej 500 km. Vetura elektrike, e përbërë nga dy motorë elektrikë, jep 671 kuaj/fuqi dhe 1100 Nm çift rrotullues në rrotat e pasme dhe mundëson përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për 2,9 sekonda.

Konsumatorët mund të zgjedhin opsionet e ofruara, por ata gjithashtu kanë mundësinë e zgjedhjes së tyre. Çmimi është 300 mijë euro. /Telegrafi/