"Wicked: For Good" rikthen fansat në Oz – pasi publikohet traileri i parë i plotë

Universal Pictures ka publikuar trailerin e parë të plotë për pjesën e dytë të filmit muzikor "Wicked", duke i rikthyer fansat në botën magjike të Ozit.
“Wicked: For Good” vijon ngjarjet pas ndarjes emocionale të Elphaba-s (Cynthia Erivo) dhe Glindës (Ariana Grande), me Elphabën tashmë një e arratisur dhe Glindën në rolin e një figure publike nën ndikimin e Magjistarit.
Në trailer shfaqet një përballje e tensionuar mes dy shtrigave, mbërritja e Dorothy-t në Oz, dhe një popull i tërë që i kthehet kundër Elphabës. Një nga momentet kyçe është Elphaba duke shkruar në qiell me magji: “Magjistari ynë shtrihet.”, shkruan BBC.

Dorothy, ndryshe nga versioni i skenës, duket se do të ketë një rol më të theksuar, megjithëse aktorja e saj ende nuk është zbuluar.
Regjisori Jon M. Chu theksoi se filmi i dytë eksploron pasojat e vendimeve të marra në të parin: “Temperatura është rritur, dhe pasojat janë reale".
Filmi vjen pas suksesit të madh të Wicked (2024), i cili u bë filmi më fitimprurës në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi dy çmime 'Oscar'.
“Wicked: For Good” do të shfaqet në kinema më 21 nëntor 2025.
Të dy pjesët e filmit janë bazuar në muzikalin legjendar të Broadway-t, i cili vetë është adaptuar nga romani i Gregory Maguire. /Telegrafi/

























































