LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp sjell veçorinë e re, tani mund të dërgoni video mesazhe

WhatsApp sjell veçorinë e re, tani mund të dërgoni video mesazhe

Audio mesazhet kanë qenë një veçori kyçe në WhatApp tani e disa vite, po ashtu edhe thirrjet me audio dhe ato me video. Por çfarë ka munguar në serinë e këtyre veçorive?

Deri më tani kanë munguar video mesazhet, dhe kjo vetëm deri sot. WhatsApp më në fund ka filluar të mbështesë dërgimin dhe pranimin e video mesazheve.


Këto mesazhe tani do ta kenë një kohëzgjatje prej 60 sekondave, dhe mbrohen nga enkriptimi “end-to-end” i WhatsApp, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

WhatsApp now lets you send video messages

Dërgimi i një video mesazhi është bërë qëllimisht i ngjashëm me mënyrën se si funksionon dërgimi i një mesazhi zanor, në mënyrë që të mos ketë një ngarkesë shtesë tek ikonat brenda aplikacionit.

Ikona e cila më parë qëndronte për dërgimin e audio mesazheve, tani mund të klikohet në mënyrë që të shkojë drejt modalitetit të video mesazheve.

Pastaj thjesht vazhdoni duke e mbajtur të klikuar ikonën dhe të incizoni njëjtë sikurse me audio mesazhet, dhe kur ta largoni gishtin, mesazhi dërgohet. Ju gjithashtu mund të rrëshqitni lart për ta kyçur dhe incizuar videon pa pasur nevojë të mbani butonin të shtypur – përsëri, njëjtë me audio mesazhet.

Videot fillojnë të luajnë automatikisht pa zë kur hapet biseda, dhe klikimi mbi video përderisa sa ajo është duke u luajtur, do ta ndezë edhe zërin.

Shpërndarja e veçorisë së video mesazheve tani ka filluar, dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e WhatsApp “në javët e ardhshme”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Teknologji
Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Teknologji
Kalo në kategori