LAJMI I FUNDIT:

“Western Balkans Fund” mban logon e punuar nga dizajneri kosovar, Shpat Konomi

“Western Balkans Fund” mban logon e punuar nga dizajneri kosovar, Shpat Konomi

Fondi i Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do të mbajë logon zyrtare të përgatitur nga dizajneri grafik nga Kosova, Shpat Komoni, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.

Konomi ka fituar çmimin kryesor në garën e Fondit të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund) për logon zyrtare të kësaj organizate, për të cilin fond Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndarë 30 mijë euro.

Ndërkohë, edhe çmimi i tretë është fituar nga dizajneri grafik, Gent Shala.


Në garën rajonale kanë janë paraqitur 18 propozime, ku dy nga tre vendet e para i kanë zënë dizajnerët nga Kosova. Vendi i dytë i ka takuar një dizajneri nga Banja Lluka e Bosnje e Hercegovinës.

Dy fituesit kosovarë të kësaj gare janë pritur nga drejtori për Çështje Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Fitim Gllareva, i cili e ka vlerësuar lart punën e kreatorëve nga Kosova.

Duke i falënderuar për punën, Gllareva ka thënë se çmimet e fituara i kanë bërë nder edhe Kosovës.

Fondi për Ballkanin ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit kulturor; promovimin dhe zhvillimin e shkëmbimeve akademike, hulumtimit dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të palëve nënshkruese; promovimin dhe zhvillimin e shkëmbimeve në mes të rinjve, si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm mes palëve kontraktuese.

Fondi i Ballkanit Perëndimor ka selinë në Tiranë dhe se Kosova është anëtare e barabartë në të gjitha nivelet në këtë organizatë ndërkombëtare dhe rajonale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori