Wenger akoma mendon për Suarez

Topçinjtë bënë dy oferta për uruguaianin gjatë afatit veror, mirëpo nuk arritën t’i bindin Redsat që t’ua shesin.
“Ai është një engjëll që shndërrohet në demon kur është në fushë. Të gjithë ëndërrojmë që të kemi lojtarë të tillë”.
“Ai ka një personalitet provokues. Të gjithë mbrojtësit në Angli urrejnë që të luajnë kundër tij”, ka deklaruar Wenger për Telefoot.
Suarez është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier këtë sezon me 15 gola, edhe pse nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e parë si pasojë e suspendimit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/12/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































