The Weeknd mund të zërë vendin si performues kryesor të Kanye West në “Coachella” të këtij viti pasi reperi vendosi të tërhiqej nga festivali vetëm dy javë para fillimit.
Sipas TMZ, këngëtari 32-vjeçar ka qenë në bisedime me organizatorët e festivalit dhe, ndonëse diskutimet kanë ‘ngecur në një moment’, ka një shans që ai të dalë në skenë.
Organizatorët thuhet se po “testonin ujërat për të parë nëse The Weeknd do të performonte disa këngë së bashku me Suedez House Mafia”, por ata janë gjithashtu të interesuar për krijuesin e hiteve si një akt më vete.
The Weeknd doli fillimisht në skenën e “Coachella” në vitin 2012 dhe më pas tre vjet më vonë në 2015. Ai zyrtarisht kryesoi festivalin në vitin 2018 me Beyonce dhe reperin Eminem, shkruan DailyMail.
Albumi i tij i fundit Dawn FM u publikua janarin e kaluar dhe debutoi në vendin e parë në tabelën e shitjeve më të mira të albumeve të Billboard më vonë atë muaj pasi u vunë në dispozicion kopjet fizike.
Krijuesi i hiteve me origjinë kanadeze fitoi gjithashtu një çmim “Grammy” fundjavën e kaluar për çmimin e ‘performancës më të mirë melodike rep’ për bashkëpunimin e tij me West në këngën “Hurricane”, e cila u shfaq në albumin “Donda” të reperit.
Asnjë vendim përfundimtar nuk është bërë për The Weeknd, pasi edhe artistë të tjerë thuhet se janë kontaktuar për koncertin e minutës së fundit.
Sipas gazetës, grupi Red Hot Chili Peppers – i përbërë nga anëtarët Anthony Kiedis, Flea, John Frusciante dhe Chad Smith – janë duke u konsideruar gjithashtu.
Burimet besojnë se përfshirja e tyre ‘ka shumë kuptim’ pasi aktualisht nuk ka ndonjë akt të madh rock ‘n roll në formacionin e festivalit.
Reperi West, 44 vjeç, ishte caktuar të kryesonte festivalin vjetor me Billie Eilish dhe Harry Styles, si dhe grupin muzikor të shtëpisë Swedish House Mafia.
U raportua gjithashtu se organizatorët e “Coachella” ishin të etur për të rekrutuar Bruno Mars dhe Anderson .Paak me “Silk Sonic”, të cilët morën katër çmime në “Grammy” të këtij viti.
Veçanërisht, grupi mori në shtëpi çmimin e lakmuar ‘Kënga e vitit’ për hitin e tyre infektiv “Leave the Door Open”.
Fatkeqësisht, burimet e TMZ pohuan se Bruno Mars ishte ai që mbylli bisedimet me Coachella sepse nuk ka kohë të mjaftueshme që ata të bëjnë një ‘show të duhur’ në kohë për festivalin.
Edhe pse The Weeknd dhe Red Hot Chili Peppers tani janë në krye të listës së titullarëve të mundshëm, disa akte të tjera të paidentifikuara gjithashtu po konsiderohen.
Mbetet e paqartë saktësisht pse Ye është tërhequr nga shfaqja në minutën e fundit. Një burim ka pohuar për Variety se West nuk kishte bërë prova apo përgatitur për paraqitjen.
Largimi në minutën e fundit të West erdhi pak kohë pasi ai u ndalua nga Grammy për ‘sjelljen e tij shqetësuese në internet’ dhe sulmet kundër ish-gruas Kim Kardashian dhe të dashurit të saj Pete Davidson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Kalon gati në përplasje fizike – Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Sfida e mos reagimeve - ndërpritet uji teksa banorët janë në dush

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët