LAJMI I FUNDIT:

Wear OS 4, sistemi operativ i orëve të mençura të Samsung dhe Google do të sjellë më shumë aplikacione

Wear OS 4, sistemi operativ i orëve të mençura të Samsung dhe Google do të sjellë më shumë aplikacione

Përderisa Wear OS 3 i Google nuk ishte i integruar në shumë orë të mençura, prodhuesi i telefonave Android prezantoi gjeneratën e ardhshme – Wear OS 4. Ky softuer do të lansohet më vonë gjatë vitit, dhe ofron më shumë aplikacione dhe menaxhim të përmirësuar të baterisë.

Wear OS 4 sjellë integrim të përmirësuar të Google Home me më shumë opsione të kontrollit mbi pajisjet e lidhura. Google gjithashtu ka konfirmuar se do të ketë më shumë funksionalitet për aplikacionet e saja Google Workspace, Gmail dhe Google Calendar.


Tani do të keni mundësi të përdorni dy të preferuarat e Workplace nga ora juaj Wear OS 4, t’u përgjigjeni shpejt mesazheve në Gmail dhe të konfirmoni pjesëmarrjet për ngjarjet e edhe të përditësoni punët në “Calendar”, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Zhvilluesit e palëve të treta janë gjithashtu në bord me WhatsApp duke ofruar aplikacionin e parë të orës me enkriptim nga fillimi në fund, përgjigjet me zë dhe thirrjet. Spotify po sjell përditësim për qasje më të lehtë në këngët dhe podkastet tuaja të preferuara.

Google nuk ka publikuar informacion zyrtar se me cilën orë inteligjente do të debutojë Wear OS 4, por pritet që seria e gjeneratës së ardhshme Galaxy Watch 6 të Samsung të jetë e para në linjë.

Ne presim të shohim Wear OS 4 në orën e ardhshme Pixel, si dhe modele të tjera nga prodhues të tjerë të pajisjeve Android. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori