LAJMI I FUNDIT:

WBIF i jep vendeve të Ballkanit grante në vlerë 8.2 milionë euro për projekte në fushën digjitale, mjedisin dhe sociale

WBIF i jep vendeve të Ballkanit grante në vlerë 8.2 milionë euro për projekte në fushën digjitale, mjedisin dhe sociale

Western Balkans Investment Framework (WBIF) ka miratuar tetë aplikimet për mbështetje teknike nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.

Projektet me vlerë 8.2 milionë euro, të financuara nga Bashkimi Evropian, në fushën digjitale, mjedis dhe sociale.

Shqipëria merr pjesë me tre projekte me vlerë rreth 1 milion euro në përmirësimin e infrastrukturës digjitale, Bosnja e Hercegovina me dy projekte me vlerë 1.14 milionë euro, Kosova me një projekt në sektorin digjital me vlerë 350 mijë dhe Serbia me dy projekte me vlerë 5.97 milionë euro.

“Broadband atlas”, qytetet e fshatrat e mençur, rrjeti digjital dhe infrastruktura informatike me performancë të lartë, këto janë fushat e përfshira në projektet e aprovuara dhe ato konfirmojnë edhe njëherë përkushtimin për integrimin dhe lidhjen dixhitale të rajonit.

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) konfirmon se 78 për qind e drejtueseve të bizneseve në rajon mendojnë se aftësitë digjitale janë shumë të rëndësishme për të bërë biznes.

The Western Balkans Investment Framework (WBIF) është një instrument rajonal për të mbështetur zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

WBIF u krijua në 2009-ën si një iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve dhe disa donatorëve dypalësh. /Telegrafi/