Liverpooli thuhet se ka bërë një ofertë për mesfushorin e Stuttgartit, Wataru Endo, i cili veçse ka pranuar transferimin te klubi anglez.

Jurgen Klopp ka nevojë të madhe për përforcime në mesfushë pas një sërë largimesh në qendër të fushës.


Lëvizja e Fabinhos në Superligën Saudite i ka lënë Reds pa formë dhe pa numër 6, kështu që ka lënë menaxherin të përpiqet për alternativa në tregun e transferimeve.

Pasi dështuan në transferimin e Moises Caicedo nga Brighton dhe Romeo Lavia nga Southampton, Liverpooli ka kthyer vëmendjen diku tjetër.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Klopp e ka kthyer vëmendjen te mesfushori 30-vjeçar, Endo, për të ndihmuar në zgjidhjen e enigmës së tij në mesfushë.

“Liverpooli dorëzon ofertën zyrtare për të nënshkruar me mesfushorin japonez Wataru Endo me marrëveshje të përhershme”.

“Negociatat në vazhdim me Stuttgartin – lojtari e dëshiron lëvizjen pasi është mundësia më e madhe e karrierës së tij”.

“Lëvizje befasuese nga drejtori i Liverpoolit, Schmadtke”, ka shkruar Romano.

Transferimi i japonezit thuhet se do t’i kushtojë 18 milionë euro Reds, ndërsa testet mjekësore mund të përfundojnë sot (e enjte). /Telegrafi/

telegrafi sport app