LAJMI I FUNDIT:

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Miliarderi Warren Buffett pretendon se çdo prind ka përgjegjësinë të ulet dhe të bëjë një bisedë të sinqertë me fëmijët e tij përpara se të vdesë

Miliarderi Warren Buffett, i cili është 94 vjeç, thotë se çdo prind, sado i pasur që të jetë, është i detyruar t’ua lexojë testamentin fëmijëve të tij para se të vdesë, për t’u shpjeguar pse nuk ua ka lanë apo pse ua ka lënë mu atyre.

Çdo fëmijë duhet të dijë pse ju e keni lënë këtë dhe atë për ta, apo nuk ia keni lënë atij dhe të kuptojë detyrimin tij ndaj pasurisë.


Nëse ndonjë prej tyre ka pyetje ose sugjerime, dëgjoni me kujdes dhe pranoni ato që i konsideroni të arsyeshme.

“Nuk i kuptoj ata që nuk duan që fëmija i tyre t’i bëjë pyetje lidhur me testamentin”, shpjegon një nga njerëzit më të pasur në Tokë.

Buffett thotë se ka parë shumë familje të shpërbëhen pas një trashëgimie, duke i lënë vëllezërit e motrat të hutuar dhe në grindje, transmeton Telegrafi.

“Xhelozia, ankesat reale apo të imagjinuara janë bërë gjithnjë e më të forta”, thotë miliarderi. Ai shtoi se nuk ka asgjë të keqe të mbrosh këndvështrimin tuaj. “Babai im bëri të njëjtën gjë, thotë Buffett.

Sipas Forbes-it, që nga 26 nëntori, pasuria e Buffett vlerësohet në 150.2 miliardë dollarë, duke e vendosur atë në vendin e gjashtë në listën e njerëzve më të pasur.

Babai i Buffett-it ishte një kongresmen amerikan. Miliarderi i ardhshëm bleu për herë të parë aksione kur ishte vetëm 11 vjeç dhe në moshën 13-vjeçare ai paraqiti deklaratën e tij të parë tatimore. Ai fitoi milionin e tij të parë në moshën 32-vjeçare. Miliarderi ka tre fëmijë.

Vajza e tij, 71-vjeçarja Susie Buffett, drejton Fondacionin Sherwood, i cili është i specializuar në zhvillimin e arsimit parashkollor. 66-vjeçari Howard Buffett ka fondacionin e tij, qëllimi i të cilit është të sigurojë sigurinë ushqimore dhe të zbusë pasojat e konflikteve ushtarake. Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari Peter Buffett drejton Fondacionin NoVo, i cili gjithashtu mbështet popujt indigjenë të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/