LAJMI I FUNDIT:

Wall Street kishte javën më të keqe që prej krizës financiare të vitit 2008

Wall Street kishte javën më të keqe që prej krizës financiare të vitit 2008

Javën e kaluar, tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësoi një goditje historike, ndërkohë që Coronavirusi u përhap jashtë Kinës dhe rriti shqetësimet për pandemi.

Dow Jones dhe S&P 500 ranë me 12 për qind dhe 11 për qind brenda javës, duke treguar performancën më të dobët javore që prej krizës financiare.

Indeksi Dow Jones që përbëhet nga 30 kompani, regjistroi rënien më të madhe ditore. Gjithashtu, indeksi u zhyt në territor të korrigjimit, që përkufizohet si një rënie me 10 për qind nga niveli rekord i lartë, së bashku me S&P 500 dhe NASDAQ.


Përmbysja e Wall Streetit erdhi ndërkohë që investitorët u shqetësuan mbi ndikimin e Coronavirusit tek ekonomia botërore.

Kjo bëri që shumë kompani të paralajmërojnë për aktivitetin e tyre. Dow Jones ra për dy ditë radhazi me mbi 1,000 pikë gjatë javës që kaloi. Humbja prej 1,192 pikë ishte më e madhja në histori për Dow Jones.

Indeksi e mbylli javën në rënie me 14 për qind nga niveli më i lartë. S&P 500 publikoi rënie prej më shumë se 2 për qind në tre sesione të kësaj jave dhe e mbylli në një humbje prej 13 për qind nga niveli i lartë i 19 shkurtit.

Që prej Luftës së Dytë Botërore, S&P 500 ka hyrë 26 herë në korrigjim, përjashtuar këtë javë. Gjatë këtyre periudhave, indeksi ka rënë me një mesatare prej 13.7 për qind dhe i është dashur rreth katër muaj për t’u rimëkëmbur. /Telegrafi/