LAJMI I FUNDIT:

The Wall Street Journal: Një pamje e veçantë brenda Noma-s së re të Rene Rexhepit

The Wall Street Journal: Një pamje e veçantë brenda Noma-s së re të Rene Rexhepit

Është një shi i thatë i ngrirë janari i një dite të diele në Kopenhagë dhe Rexhepi, 40-vjeçar, po e nget biçikletën drejt Noma-s së re. Ai ka planifikuar që ta hapë restorantin më 16 shkurt, pasi e ka mbyllur atë për gati një vit dhe ndërtimi ka ngelur mbrapa në kohë. Megjithëse, Noma origjinale e bëri Rexhepin një kuzhinier me famë botërore. Në vitin 2003, ai hapi restorantin e tij në katin përdhes të një depoje të vjetër të shekullit XVIII-të, ku peshku i tharë dhe vaji i balenës u tregtuan nga Danimarka në drejtim të vendeve të tjera.

“Ne morëm një vend ku tashmë kishte madhështinë në mure. Tani varet nga ne që të sjellim shpirtin e saj”, thotë Rexhepi, shkruan The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi.


Para se gjithash, ai në verën e vitit 2014 e gjeti vendin e ri, gjysmë hektarë, ku marina daneze e përdorte për të ndërtuar anije dhe mina. Qiraja e Noma-s nuk po skadonte; rezervimet janë bërë muaj më parë; katër kontejnerë të transportit jashtë ishin rimodeluar si një laborator fermentimi; ngrënia e një dreke në Kopenhagë u shndërrua në pelegrinazh.

Dhoma e ngrënies

Por, ndërsa restoranti po lëvizte në dekadën e dytë të ekzistencës, Rexhepi ndihej i shqetësuar. Rexhepi kishte bërë emër duke i kthyer njohuritë e tij të thella të përbërësve nordik në një kuzhinë romane, por ai tani po zgjeron njohuritë e tija, duke e zhvendosur vëmendjen e tij edhe më tutje. Ndërsa po shëtiste nëpër botë, ai arriti të besonte se kreativiteti në Noma varet nga vetë ndërtimi i një bote.

Për shkak të rëndësisë historike të pronës dhe rregullave të rrepta të Danimarkës, ndërtimi ishte i detyruar të ndryshoj nga rregullat e Rexhepit. Ai mësoi se nuk i lejohej të shembte objektin e magazinimit, një guaskë betoni të mbuluar me mbishkrime, e rrethuar nga barërat të egër. Çdo strukturë e re do të duhej të ndërtohej në gjurmët e rrënojave.

Arkitekti danez, Bjarke Ingels, përkujton planin e tij fillestar pasi Rexhepi e zgjodhi atë për të hartuar Noma-n e re në vitin 2016, ai propozoi hedhjen e një ndërtese të re mbi strukturën ekzistuese.

“Rene ishte mjaft i pakënaqur me idetë fillestare”, thotë Ingels.

Përfundimisht ai dhe Rexhepi gjetën frymëzim arkitektonik në ndërtesat e grumbulluara që përbëjnë fermat tradicionale nordike.

“Familja jeton në një hapësirë. Është për magazinimin e patateve dhe një tjetër për bagëtinë”, thotë Ingels.

Sa i përket kostos së ndërtimit, Noma nuk do të kushtojë shumën, por Rexhepi thotë se pronari i tij, biznesmeni miliarder danez, Anders Holch Povlsen, pagoi për ndërtimin e strukturës, ndërsa vetë ai po financon enterierin e brendshëm.

“Kjo është një lloj marrëveshjeje e zakonshme në Danimarkë”, thotë ai, shkruan Telegrafi.

Kampusi i ri i Noma-së do të përfshijë 11 ndërtesa dhe 2,100 metra katror të kopshtit, që në pranverë do të dizajnohet nga Piet Oudolf. Pranë hyrjes janë tri serra të ndërtuara pothuajse tërësisht prej qelqi.

“Secila hapësirë përdor shumë pak materiale”, thotë Ingels.

Gjithashtu, menyja do të përshtatet. Në dimër, ajo do të jetë me ushqim deti. Pranvera dhe vera do të fokusohen në shërbimin me ushqim vegjetarian.

Menyja e re e Noma-s

Ai vë në dukje një nga muret e dhomës së ngrënies, të mbuluara me copa drejtkëndore të lisit që i ngjajnë blloqeve artizanale Jenga.

“Ka 250 mijë vida në mur, duke u bashkuar me segmentet së bashku. Ju nuk mund ta vëreni asnjë prej tyre. Kjo punë mori kohë shtatë javë “, thotë Rexhepi.
Artistja e qelqit, Nina Nørgaard, mbikëqyri prodhimin e dy mijë gotave artizanale.

Ndriçimi i LED i restorantit, i kontrolluar në mënyrë dixhitale në zona të veçuara nëpërmjet 500 IP adresave të ndryshme, gjithashtu do të pasqyrojë sezonalitetin, shpjegon disenjatori, Michael Anker.

“Risi e radhës është që të ketë kontroll më të madh mbi temperaturën e ngjyrave. Në brendësi restoranti, në verë do të ndriçohet ndryshe se sa që do të duket në dimër”, thotë ai.

Në dhjetor Rexhepi përmendi humbjen e babait të tij, Ali-Rami Rexhepi, pas një beteje të gjatë me kancerin.

“Edhe pse e dija që po ndodhte, kjo mua më goditi shumë rëndë. Ju përsëri e ndieni vetën si një fëmijë i vogël”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori