Diplomati amerikan, William Walker, ka komentuar lidhur me marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse me Serbinë duke thënë se nuk e beson se ky është momenti që një gjë e tillë të ndodhë.
“Shumë njerëz po thonë, Bashkimi Evropian, Ambasada Amerikane po thonë që duhet të kemi një marrëveshje finale me Serbinë, por nuk jam i sigurt nëse pajtohem me këtë… Gjërat mund të prishen tash, por negociatat duhet të vazhdojnë, është problem që duhet të zgjidhet me negociata… Nëse nuk funksionon gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë sërish”, tha Walker në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se ka dëgjuar që tashmë ka një marrëveshje mes dy presidentëve – atij kosovar Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.
“Nuk jam shumë i sigurt që e kuptoj situatën e tanishme, por më thonë se ka marrëveshje mes të dy presidentëve [Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq]. Më kanë thënë që e kanë një marrëveshje që Bashkësia Ndërkombëtarë është shumë e interesuar që ta shohë të ketë sukses”, tha ai.
“Nuk e di a i di të gjitha hollësitë se çka përfshin kjo marrëveshje por nuk jam i bindur se ky është fundi i procesit të negociatave. Nuk jam i bindur se marrëveshja mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit do të pranohet nga të gjithë këtu”.
“E shoh që ka shumë njerëz që kanë vërejtje sa i përket shkëmbimit të territoreve”, tha ai.
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë është shprehur shumë skeptik që dialogu me Serbinë ka ardhur në një pikë finale.
“Nuk mendoj se ka ardhur fundi i procesit, mund të jetë fillimi i fundit të këtij procesi por jo fundi”.
Walker ka thënë po ashtu se një marrëveshje me Serbinë do të dështojë nëse atë nuk e pranon populli i Kosovës.
“Për mua hisedarët janë kosovarët. Nuk jam i sigurt që BE-ja, Amerika, ose Rusia apo të gjithë ata lojtarë të jashtëm janë me të vërtetë 100 % të njëjtit hisedarë si populli i Kosovës”.
“Çfarëdo marrëveshje që nuk është plotësisht e kënaqshme atëherë mendoj se do të dështojë… Shpresoj se kjo marrëveshje të jetë diçka që populli i Kosovës me të vërtetë do të pajtohet”, th ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!