LAJMI I FUNDIT:

Vyshkja e palmave në Maqedoni tregon abuzimin me paratë publike

Vyshkja e palmave në Maqedoni tregon abuzimin me paratë publike

Në atë që disa e shohin si një simbol të saktë të vështirësive aktuale të Maqedoni, mbi njëqind palma të mbjella në Shkup dy vite më parë – të projektuara t’i sjellin qytetit një ndjesi tropikale – janë tharë nga dimri i acartë.

“Kontrolluam të gjitha palmat një nga një dhe fatkeqësisht mund të themi se vetëm 10 për qind, 13 nga 128 pemë, kanë mbijetuar”, tha për BIRN, Dusan Aviroviç, kreu i ndërmarrjes publike të Shkupit që drejton gjelbërimin e qytetit.


Ai tha se lloji i veçantë i palmave, të blera nga qeveria dhe të importuara nga Kina, nuk ishin të përshtatshme për klimën kontinentale të Shkupit. Mbulesat me të cilat u mbështollën palmat, sipas tij, nuk ishin të mjaftueshme për t’i mbrojtur ato nga periudha të gjata acari.

Palmat në Shkup ishin pjesë e një prokurimi me vlerë gjysmë milionë euro, që synonte të zbukuronte jo vetëm kryeqytetin, por edhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Çmimi i lartë i paguar për 1100 palma nga një prej vendeve më të varfra në Evropë tërhoqi kritika dhe tallje, shkruan KOHA.

Prokurimi i pa menduar është bërë sinonim me shpenzimet e paarsyeshme të qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Mbjellja e palmave të kushtueshme, por të papërshtatshme, është krahasuar në mënyrë të pashmangshme me riorganizimin shumë të shtrenjtë të kryeqytetit në stilin e antikitetit klasik, projekt i njohur si “Shkupi 2014”.

“Që kur na i sollën, palmat ishin gjysmë të vdekura. Na u desh të përdornim lëng fertilizues për t’i mbajtur gjallë. Koha kur i morëm, në gusht, ishte gjithashtu e papërshtatshme. Ishte mrekulli fakti që vetëm katër prej tyre u prishën pas dimrit të parë”, shpjegoi Aviroviç.

Agro-meteorologu, Angelko Angeleski, së fundmi i tha Radio MOF se klima e Maqedonisë ishte absolutisht e gabuar për këtë lloj peme.

“Klima është fajtorja. Palma është pemë tropikale dhe duhet të mbillet në zona tropikale, aty ku moti është më i butë dhe më i lagësht”, shpjegoi ai. Ai tha se as dimri i ftohtë i Maqedonisë, por as vapa e verës nuk ishin të përshtatshme për këtë lloj peme.

Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë”, e cila kreu prokurimin me paratë e qeverisë dhe shpërndau palmat në qytete të ndryshme nuk dha koment të enjten. Ekspertët ndërkohë kanë paralajmëruar se palmat në qytete të tjera kanë filluar gjithashtu të prishen.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori