LAJMI I FUNDIT:

VV refuzon thirrjen e PDK-së për mospjesëmarrje në punimet e Kuvendit

VV refuzon thirrjen e PDK-së për mospjesëmarrje në punimet e Kuvendit

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, e cilëson “të pasinqertë dhe të pakuptimtë” thirrjen e partisë tjetër opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, që ato të mos marrin pjesë për një javë në punimet e kuvendit, për shkak të zhvillimeve të fundit.

Ableard Tahiri, deputet i PDK-së, i bëri thirrje sot VV-së dhe partisë, Nisma Socialdemokrate, që janë prekur nga vala e arrestimeve nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për një javë “reflektim dhe sensibilizim për zhvillimet e fundit”.


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci,  tha se një situatë e tillë është pritur prej kur vetë PDK-ja me aleatët e saj, votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale.

“Për më tepër, është e pakuptimtë që të pritet që brenda një jave të arrihet një sensibilizim apo reflektim, siç e kanë shprehur. Në këtë situatë, është e dukshme që as qeveria nuk i ka numrat”, tha Nagavci, për REL, duke përmendur dështimin e seancës të së mërkurës për shkak të mungesës së kuorumit, në të cilën megjithatë të pranishëm aty ishin edhe deputetët e VV-së.

“Kështu që jemi në një situatë shumë paradoksale, ku PDK-ja po kërkon që të mos ketë takime në kuvend për një javë, në anën tjetër, shumica nuk po arrijnë të kenë votat dhe gjëja më e mirë që duhet të bëhet në këto momente është që të bëhet legjitimimi i institucioneve, të shkojmë në zgjedhje të reja dhe të krijojmë institucione kredibile”, ka thënë mes tjerash ajo.

Zyrtarët e Nismës Socialdemokrate nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do të marrin apo jo pjesë në seancat e kuvendit gjatë kësaj jave.

PDK pezullon agjendën e Kuvendit për një javë, shkak zhvillimet e fundit në vend
Lexo po ashtu PDK pezullon agjendën e Kuvendit për një javë, shkak zhvillimet e fundit në vend

Më herët gjatë ditës, grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën ku do të votohej në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një konferencë për media, ka kritikuar partneren e koalicionit, Listën Serbe, për mospjesëmarrje në seancën e 11 nëntorit.

Në valën e fundit të arrestimeve nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pos ish-presidentit Hashim Thaçi, nën akuzat për krime lufte, janë arrestuar edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shefi i grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimi dhe njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori