LAJMI I FUNDIT:

VV-ja hedh dyshime për tenderin 12 milionësh të Përparim Ramës në Prishtinë

VV-ja hedh dyshime për tenderin 12 milionësh të Përparim Ramës në Prishtinë

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga arkitekti Përparim Rama, ditë më parë ka hapur tender në vlerë prej 12 milion euro për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.

Asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë thënë se kjo kontratë është e dyshimtë, pasi është fushë e njëjtë profesionale me atë të kryetarit Rama, raporton Telegrafi.


Asamblistja Triera Kasumi Berisha, në një konferencë për media, deklaroi se kryeqyteti ka një listë të gjatë problemesh kronike, por sipas saj, jepet një tender milionësh që është sa 13 për qind e buxhetit vjetor të komunës.

Tutje, ajo tha se ky tender rrëzon çdo vlerë të departamenteve ekzistuese brenda komunës dhe nënçmon çdo punonjës profesional në këtë fushë në komunë, të cilët tha se pagën e kanë 600 herë më të vogël se kostoja mujore e tenderit.

“Banorët e këtij qyteti i cili karakterizohet me më së shumti qenë endacakë në rajon, qyteti i cili është mbuluar me mbeturina, ka mungesë të ujit të pijshëm në disa lagje e fshatra, mungesë të ndriçimit publik, mungesë të rrugëve e cilësi të dobët të asfaltit, uzurpim të hapësirave publike e një listë të gjatë me probleme kronike, më emergjente e kanë themelimin e një shërbimi të arkitekti të kryeqytetit i cili Prishtinës i kushton sa 13 për qind e buxhetit të përgjithshëm vjetor”, u shpreh Kasumi Berisha.

Ky tender sipas saj, në fushatë është përmendur sipërfaqësisht, ndërsa në Kuvend Komunal nuk është diskutuar fare.

“Tenderi planifikon të krijojë plane rregulluese të cilat ndër vite veçse janë realizuar. E një të tillë e kemi në rastin e Kalabrisë mbi të cilin do të rregullohen edhe disa interesa që po ashtu nuk diskutohen”.

Ndërsa, Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, u shpreh se kryetari Rama nuk as ka vullnet e as vizion për t’i zgjidhur problemet e kryeqytetit.

“Janë bërë tetë muaj prej që Përparim Rama e ka marrë pushtetin. Sot, Prishtina është në gjendje më të keqe se para tetë muajve. Disa probleme janë të trashëguara, disa kanë ardhur bashkë me Përparimin. Po ka shumë marketing, shumë kamuflime e punë konkrete hiç. Është shqetësues fakti se kryetari Rama ka filluar të ndihet rehat në këtë parehati të qytetarëve”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori