Vushtrria feston 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit, nderon të rënët për liri

Qyteti i Vushtrrisë sot feston 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka njoftuar se kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar të rënët për liri, shkruan Telegrafi.
“Kemi nisur me homazhe te përmendorja e Dëshmorëve në Vushtrri, pastaj te përmendorja e Martirëve, shtatorja e Hasan Prishtinës dhe në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj”, ka thënë Idrizi.
Ai është shprehur se sot janë pjesë e aktiviteteve të dedikuara për këtë ditë të shënuar..
“Ky përvjetor na kujton rëndësinë e sakrificës dhe guximit të brezave që luftuan për lirinë dhe të drejtën tonë. Urime Ditën e Çlirimit Vushtrri!”, ka thënë tutje Idrizi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































