Kohë më parë është mbajtur Konferenca Rajonale e Vullnetarizmit Edukativ nga organizata Toka, e cila kishte mbledhur rreth 150 përfaqësues dhe pjesëmarrës nga shtete si Argjentina, Rumania, Sllovakia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, në një ngjarje një-ditore ku u trajtuan tema dhe çështje lidhur me Vullnetarizmin Edukativ.

Në këtë konferencë ishte theksuar rëndësia e Vullnetarizmit Edukativ në zhvillimin dhe përmirësimin e të mësuarit dhe mësim-nxënies tek të rinjtë në Kosovë dhe më gjerë.


E për vullnetarizmin edukativ rendësi ka edhe informimi i publikut dhe promovimi i aktivizmit rinor dhe edukimit cilësor.

“Për ne, është rëndësishme informimi i publikut për ndryshimet pozitive në jetën e të rinjve si rezultat i vullnetarizmi dhe mësimit përmes përvojës. Duke ju falënderuar të gjithë ekipit të Telegrafi.com - platforma e cila vazhdimisht e promovon aktivizmit rinor dhe edukimit cilësor, shumë njerëz janë më të informuar rreth vullnetarizmit dhe përdorimit të metodave të reja për të zhvilluar mësimin. Ju jemi mirënjohës”, thuhet në deklaratën e organizatës Toka. /Telegrafi/

279424467 1832033493666639 1273158898058883721 n Drejtori i Telegrafi.com, Gentian Lluka dhe Jehona Gjurgjela, drejtore e organizatës 'Toka'