LAJMI I FUNDIT:

Vullkani La Palma: Shihni sesi ishulli spanjoll është ‘shtrirë’ për 43 hektarë që nga shpërthimi

Vullkani La Palma: Shihni sesi ishulli spanjoll është ‘shtrirë’ për 43 hektarë që nga shpërthimi

Ishulli spanjoll La Palma “është shtrirë” 43 hektarë në det që kur vullkani Cumbre Vieja filloi të shpërthejë më shumë se dy muaj më parë.

Imazhet e reja të publikuara nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës, Copernicus, tregojnë pamjet para dhe pas shpërthimit, të vijës bregdetare të ishullit.


Copernicus postoi imazhe nga sateliti Sentinel 1 në Twitter për të treguar se si lava ka rritur madhësinë e ishullit.

Vullkani filloi të shpërthejë për herë të parë më 19 shtator.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet nga sateliti optik me rezolucion të lartë Sentinel 2 ofrojnë një vështrim më të afërt të ndryshimit në ishullin spanjoll në Kanarie.

Lava tani mbulon një sipërfaqe prej 1065.9 hektarësh të ishullit. Magma gjithashtu ka shkatërruar rreth 2651 ndërtesa që nga fillimi i shpërthimit.

Kohët e fundit, më shumë se 40 lëkundje janë regjistruar në ishull, sipas Institutit Kombëtar Gjeografik, ndërsa aktiviteti vullkanik vazhdon.

Lëkundjet më të forta ishin me magnitudë 4.8 ballë dhe ndodhi në komunat Villa de Mazo dhe Fuencaliente, ku ndodhi pjesa më e madhe e aktivitetit sizmik.

Të martën, aeroporti La Palma rifilloi aktivitetin pas pastrimit të pistës, “por ekzistenca e erërave nga jugu dhe jugperëndimi po shkaktojnë një skenar të pafavorshëm për navigimin ajror për shkak të depozitimit të hirit në drejtim të lindjes dhe verilindjes, gjë që mund të pengojë zhvillimin e operacioneve”, sipas Institutit Gjeologjik Kombëtar Spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori