LAJMI I FUNDIT:

Vujiçiq: Kosova t’i përmbush obligimet ndaj malazezëve dhe Malit të Zi

Vujiçiq: Kosova t’i përmbush obligimet ndaj malazezëve dhe Malit të Zi

Kryetari i Shoqatës të Malazezëve në Kosovë, Slobodan M.Vujiçiq, ka kritikuar institucionet udhëheqëse të Kosovës se nuk po i kryejnë obligimet ndaj malazezëve dhe Malit të Zi si shtet, duke përfshirë këtu edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

“Me qëllimin më të mirë, si qytetarë lojalë të Kosovës, duam t’ia përkujtojmë Prishtinës zyrtare se që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, nuk ka arritur të plotësojë në tërësi asnjë nga obligimet e marra dhe premtimet e dhëna ndaj Malit të Zi dhe malazezëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Vujiçiq, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, moskryerja e obligimeve dhe premtimeve ka të bëjë me “ratifikimin e demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës, nga e cila edhe ndjeshëm varet edhe e ardhmja jonë dhe dinamika me të cilën do të shkojmë drejt integrimeve euroatlantike”.

“Pastaj kemi premtimet deklarative tash e 10 vjet se malazezët së shpejti do të jenë kategori kushtetuese, edhe pse  pranimi ynë kushtetues realisht nuk shihet askund. Dhe në fund, edhe ajo që është lehtë e realizueshme, e kjo është fillimi i implementimit të Strategjisë për integrim dhe afirmim të bashkësisë malazeze dhe hapja e Qendrës zhvillimore, për më shumë se dy vjet nuk ka vullnet as pjekuri politike që të fillohet me realizim”, ka thënë Vujiçiq.

“Apelojmë te Qeveria e sapoformuar dhe tek të gjitha subjektet politike relevante që të tejkalojnë përplasjet e brendshme dhe në një periudhë sa më të afërt të plotësojnë obligimet e marra, jo vetëm ndaj Malit të Zi dhe malazezëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë kryetari i Shoqatës të Malazezëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori