Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se situata në lidhje me Kosovën është e komplikuar dhe se presioni ndaj Serbisë do të rritet, sepse të gjithë duan që të përfundojë “saga e Kosovës”. Vuçiq tha se përderisa ai është president i Serbisë, nuk do të përsëritet viti 1999. “A njihni një nënë që do ta çojë në luftë djalin e saj?”, ka pyetur ai.
“Është e qartë për ju se të gjithë po i referohen gjithnjë e më shumë të ashtuquajturit precedent i Kosovës, kështu që qëllimi i fuqive perëndimore është ta zgjidhin atë, nuk do të zgjedhin mjetet për të arritur deri te kjo”, tha ai.
Vuçiq, siç raporton “Euronews Serbia”, tha se ka shumë pika rreziku, “por se neve na takon të ruajmë paqen dhe të bëjmë gjithçka në këtë çështje”.
“Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo lloj provokimi, të punojmë në afatshkurtër ashtu dhe afatgjatë për të ruajtur paqen, por edhe për të përforcuar forcën tonë parandaluese, mbi të gjitha forcën ushtarake dhe kjo është ajo që po bëjmë”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Duke folur për propozimin e Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiq ka përsëritur se ka refuzuar ta marrë dokumentin, sepse, sipas tij, përfaqësuesit në takimin me të i kanë thënë se dokumenti është sekret. Më pas, siç thotë ai, kanë vendosur që propozimin ta publikojnë në median shqiptare “Albanian Post”.
“Ata nuk më kërcënojnë kurrë mua, por vendin tonë. Le të themi ajo “rrahje e rëndë”. Kur më erdhën për herë të parë përfaqësuesit [e Francës dhe Gjermanisë] Bonnin dhe Plettner, i prita. Me ta ishte edhe Lajçak dhe sikur e dija, refuzova ta marr atë letër, kurse e dija që shqiptarët do ta botonin”, tha Vuçiq.
“Dhe pastaj e shoh sonte, që QUINT-I kërkoi një pritje urgjente tek unë. Supozoj se do të na sjellin atë që tashmë kanë publikuar shqiptarët”, tha ai.
Vuçiq të premten mëngjes do të takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Ai tha se e kanë porositur se do t’i dorëzohet “diçka”. “Shpresoj që të mos jetë teksti i “AlbanianPost”, tha Vuçiq.
“Duhet të arrijmë diçka deri më 24 shkurt”, shpjegoi ai dhe shtoi se pjesa e parë e marrëveshjes duhet të përfundojë deri atëherë, simbolikisht në ditën e fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
“Gjërat po ndërlikohen, është e qartë se me çdo kusht do të kërkojnë një zgjidhje, asgjë nuk duhet refuzuar paraprakisht”, tha Vuçiq dhe shtoi se megjithatë ky është një propozim i vështirë i pranueshëm për palën serbe, transmeton Telegrafi.
“Nëse tani do të duhej të përcaktohemi për këtë… Nuk na dhanë as një shans, e dini kur dikush nuk ju jep mundësinë as të pranoni diçka. Po presim ndonjë propozim të ri, ndoshta do të jetë diçka që do të na japë një mundësi”, tha Vuçiq.
Vuçiq shton se në atë dokument kërcënohet me një “’rrahje’ të rëndë për palën penguese” dhe tha se në vitin 1999 ky vend mori “rrahjen” më të keqe të mundshme.
Më tej Vuçiq tha se përderisa ai është president i Serbisë, nuk do të përsëritet viti 1999.
“A njihni një nënë që do ta çojë në luftë djalin e saj? Unë jo. Është e lehtë për ne burrat ta themi këtë në një lokal pas birrës së pestë ose të gjashtë”, tha presidenti i Serbisë.
BE-ja do të jetë e gatshme të na ofrojë një qasje shumë specifike dhe të shpejtë, shtoi ai, nëse Serbia pajtohet me një marrëveshje për Kosovën. Më pas ai theksoi se së shpejti do të shohim “sa poshtëruese është për Serbinë”.
Vuçiq ka thënë se BE-ja do të jetë e gatshme t’i ofrojë rrugë më konkretet dhe të shpejtë të anëtarësimit, nëse Serbia pajtohet me një marrëveshje për Kosovën.
Më pas ai theksoi se “së shpejti do të shohim sa poshtëruese është [marrëveshja] për Serbinë”.
Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e kanë konfirmuar ekzistimin e një dokumenti të tillë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes deklaratave të tyre, kanë konfirmuar se kanë njohuri për një propozim të tillë.
Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Ai shtoi se Serbia nuk do të “poshtërohet më tej dhe nuk do të detyrohet ta njohë zyrtarisht Kosovën”, por, duke mos reaguar, do të jepte sinjal të heshtur se pajtohet.
Siç tha ai, kjo është e papranueshme për Serbinë, por shtoi gjithashtu se është e papërgjegjshme dhe joserioze që propozimi franko-gjerman të hidhet nga dritarja./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!