LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se Serbia ruan miqësinë me Rusinë dhe Kinën

Vuçiq thotë se Serbia ruan miqësinë me Rusinë dhe Kinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin me ambasadorin e Rusisë, ka përsëritur se vendi i tij do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë takimit me Aleksandar Bocan-Kharchenko, presidenti serb theksoi “vendosmërinë e palëkundur të lidershipit shtetëror të Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon me veprimet e veta”.


Siç thuhet më tej, ambasadori rus e uroi Vuçiqin për rizgjedhjen në krye të shtetit, ndërsa duke falënderuar për urimet, presidenti serb tha se “Serbia në rrugën e saj evropiane do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë theksohet se në takim është biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë edhe fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz.

Gjatë takimit, Bocan-Kharchenko foli për mënyrën sesi Rusia e sheh konfliktin në Ukrainë dhe Vuçiq shprehu shpresën për një fund të afërt të konfliktit dhe dëshirën për paqe të qëndrueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori