Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se i ka njoftuar anëtarët e kryesisë së partisë së tij se nuk ka përparim në bisedimet ndërmjet të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe politikanëve të Prishtinës lidhur me përdorimin e dinarëve në Kosovë.
“Do të kërkojmë zgjidhje deri në momentin e fundit”, tha Vuçiq pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe theksoi se “prioritet është të ndihmojmë njerëzit në Kosovë që janë në gjendje të vështirë”.
Siç raporton portali serb N1, Vuçiq ka thënë se ka marrë mbështetjen e partisë për formimin e një lëvizjeje të gjerë, e cila nuk është bërë për zgjedhje, por për të ndihmuar vendin në kushtet më të vështira, sepse Serbia dhe bota gjenden para “kohëve më të vështira deri më tani”.
Rregullorja e BQK-së dhe çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë ishte njëra nga temat për të cilat biseduan kryenegociatori i Kosovës në dialogu Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së në dialog. Miroslav Lajçak të hënën në Prishtinë.
Lajçak tha se në takim kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Diskutuam se si të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes për normalizim, gjithashtu është më rendësi të them se diskutuam për çështjen e pagesës (çështja e dinarit), që është pjesë relevante e dialogut”, tha ai.
“Duhet të jemi të sigurt që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë. Lidhur me ketë, kam të hapur mundësitë për të dyja palët të bisedojnë. I kam lënë delegacionet që të dërgojnë të përzgjedhurit e tyre, ku Kosova kishte dërguar guvernatorin e BQK-së”, ka deklaruar Lajçak të hënën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë