LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq tha se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Vela: Shkelje që do të penalizohet

Vuçiq tha se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Vela: Shkelje që do të penalizohet

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai qëndron prapa atyre që ka thënë në Bruksel dhe Beograd, kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçiq, duke folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje”.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit serb, Vela ka thënë se kjo është një shkelje që do të penalizohet.


“Edhe pse Vuçiq u angazhua për zbatimin e detyrimeve nga marrëveshja për Kosovën, duke përfshirë anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të penalizohet!”, ka shkruar Vela, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Vuçiq për marrëveshjen: Nuk bëhet fjalë për anëtarësim të Kosovës në OKB dhe as për njohje nga Serbia
Lexo po ashtu Vuçiq për marrëveshjen: Nuk bëhet fjalë për anëtarësim të Kosovës në OKB dhe as për njohje nga Serbia

Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësuesit evropianë thanë se presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilat u pajtuan liderët.

Kosova dhe Serbia u pajtuan se nuk do të bllokojnë zbatimin e asnjë neni të marrëveshjes.

Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi evropian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Kosova, në anën tjetër, është pajtuar që të punojë në ofrimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, bazuar në marrëveshjet paraprake të arritura në dialog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori