LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takohet sot me Lajçakun, bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Vuçiq takohet sot me Lajçakun, bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar në Bruksel ku sonte do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike nga selia e BE-së thonë se me presidentin serb në Bruksel do të bisedohet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.


Të hënën, presidenti i Serbisë do të pritet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe pas kësaj, Vuçiq është planifikuar të takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Një takim tjetër i presidentit serb është planifikuar me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Shefin e Diplomacisë së BE, Josep Borrell, i cili do të organizojë një drekë pune me rastin e vizitës së Presidentit Vuçiq./Telegarfi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori