LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq pret ftesë nga Brukseli, shpreson të arrihet “ndonjë zgjidhje me Kosovën”

Vuçiq pret ftesë nga Brukseli, shpreson të arrihet “ndonjë zgjidhje me Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë bisedës me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian (BE) Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka fituar përshtypjen se “BE-ja nuk dëshiron të zbatojë mekanizma ndaj Prishtinës për shkak të heqjes së dinarit në Kosovë”.

Presidenti serb këtë deklaratë për media e bëri pas akimit me përfaqësuesit e lartë të BE-së në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.


“Mund të them vetëm se më duket se Bashkimi Evropian ose nuk [mekanizëm], ose nuk dëshiron të aplikojë mekanizma ndaj Prishtinës, e cila jo vetëm zbaton masa të njëanshme, por në çdo mënyrë përpiqet të pastrojë etnikisht Kosovën nga serbët, dhe kjo është ajo që kam mundur të shoh përmes përgjigjeve”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Siç raporton REL, Vuçiq u ka thënë zyrtarëve të lartë të BE-së se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në çdo bisedë, por se dëshiron të shohë rezultate, dhe sipas tij “jo vetëm nga Serbia  të kërkohet dhe pritet, kurse Kosova të mos bëjë asgjë”.

Vuçiq tha se në ditët në vijim pret ftesë në Bruksel dhe se “shpreson në një zgjidhje”.

Takime të ndara me liderët e Serbisë dhe Kosovës Borrell në Mynih ka paralajmëruar më parë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Më 16 shkurt, Borell dhe Lajçak u takuan në Mynih edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/