Sipas njoftimeve nga Republika Srpska, një aeroport “do të mbijë” afër Trebinjes në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dhe siç shkruajnë mediat kroate, historia rreth këtij aeroporti është më shumë se 15 vjeçe, dhe tani është bërë përsëri aktuale.
Bëhet fjalë për Trebinjën që është vetëm njëzet kilometra nga Dubrovniku në rrugë ajrore dhe ky aeroport do të ishte dhjetë kilometra nga kufiri shtetëror.
Me fjalë të tjera, do të ishte më afër Dubrovnikut sesa Aeroporti i Dubrovnikut, shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi.
Aeroporti në fund të vitit të ardhshëm?
Sipas mediumit kroat, Këshilli i Ministrave të BeH miratoi së fundmi një Vendim për përcaktimin e një pjese të territorit doganor të Bosnjë-Hercegovinës si “Zonë e Lirë e Trebinjës”.
Ky ishte parakusht për ndërtimin e aeroportit, investitor i të cilit është Republika e Serbisë.
Sipas njoftimeve të mëparshme, Serbia do të investonte rreth 50 milionë euro në projektin e aeroportit të Trebinjës, i cili do të vendoset në fshatin Talezë.
Aeroporti do të mbulonte pak më shumë se 300 hektarë, dhe aeroporti duhet të fillojë të funksionojë në fund të vitit të ardhshëm.
Më herët ishte paralajmëruar se ndërtimi i aeroportit duhet të fillojë këtë vit, më saktë në pranverë.
Serbia do të kishte koncesion për aeroportin dhe do ta menaxhonte për tridhjetë vitet e ardhshme.
Gjithashtu u njoftua se pista në aeroport duhet të jetë e gjatë tre kilometra.
Pavarësisht nëse një ide e tillë është fare realiste, ka disa çështje që nuk janë sqaruar.
Së pari, thekson Index.hr, në kontekstin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, është interesant momenti gjeopolitik në të cilin duhet të fillojë ndërtimi i aeroportit.
Lufta është ndezur në Evropën Lindore dhe thuhet pa mëdyshje se për vendin që e provokoi atë, Rusinë, Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika Srpska, është një zonë me interes.
Madje, në disa media u përmend se ky aeroport mund të jetë një bazë ajrore ushtarake e Rusisë. Dhe aty është Serbia, çdo investim i së cilës në këtë fushë monitorohet nga afër.
Sidoqoftë, analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Branimir Vidmaroviq, ka komentuar për Index.hr njoftimin për ndërtimin e këtij aeroporti, duke thënë se nuk ka lidhje me Rusinë, por bëhet fjalë për bashkëpunim ndërmjet Republikës Srpska dhe Serbisë.
“Është një investim serb… Llogaritja është se ky projekt infrastrukturor do të ringjallë këtë pjesë të Republikës Srpska. Llogaritja është se do të tërheqë investime dhe rigjallëroj rajonin”, vlerëson Vidmaroviq.
Ai beson madje se nuk duhet të ketë frikë fare nga Rusia dhe ndonjë bazë ruse, sepse Kroacia është pjesë e aleancës së NATO-s, dhe ka një bazë të NATO-s në Kosovë.
“… Vuçiq do të dëgjojë Perëndimin më shumë se Rusinë në krizë. Serbia është më e varur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara sesa nga Rusia. E përsëris, aeroporti në Trebinje nuk mund të bëhet bazë ushtarake ruse – sidomos jo tani”, tha ai.
“Në kohë më të mira për Rusinë, dhjetë vjet më parë, frika do të ishte e vlefshme. Por tani në këto rrethana, kur BeH është nën llupë, kur ka një luftë në Ukrainë, një gjë e tillë nuk mund të bëhet”, ka thënë ndër tjerash Vidmaroviq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën