LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq pas takimit trepalësh: Përfundoi pa sukses

Vuçiq pas takimit trepalësh: Përfundoi pa sukses

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë para gazetarëve në Bruksel, se takimi trepalësh me kryeministrin Albin Kurti dhe diplomatët e BE-së, përfundoi pa sukses.

“Bisedimet përfunduan pa sukses në kuptimin e gjetjes aë një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Vuçiq.


Ai shtoi se Serbia ka pranuar propozimin e kompromisit të BE-së.

Fillon takimi trepalësh në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit
Lexo po ashtu Fillon takimi trepalësh në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit

“Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, tha Vuçiq.

Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. /Telegrafi/