LAJMI I FUNDIT:

Pro-rusi Vulin largohet nga posti i drejtorit të BIA-s, Vuçiq i del në mbrojtje

Pro-rusi Vulin largohet nga posti i drejtorit të BIA-s, Vuçiq i del në mbrojtje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas dorëheqjes së Aleksandar Vulinit nga posti i Drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Ai deklaroi se Vulin “nuk ishte agjent rus” dhe e ka falënderuar për kontributin në ruajtjen e sigurisë së Serbisë.


Pas dorëheqjes së Vulinit si drejtor i BIA-s, reagon Ambasada amerikane në Serbi
Lexo po ashtu Pas dorëheqjes së Vulinit si drejtor i BIA-s, reagon Ambasada amerikane në Serbi

“Nuk e kam të lehtë ta komentoj, Vulin është miku im dhe dikush me të cilin kam kaluar shumë kohë. E kuptoj reagimin e tij, por nuk i shkoi koka, apo diçka e tillë. E rëndësishme është se padyshim ka pasur presione që në fillim kur është emëruar në atë pozitë”, ka thënë Vuçiq, raporton N1.

Ai shtoi se nuk mund të komentojë më shumë, “jo vetëm se jam president i Republikës, por sepse jam i detyruar të mbaj sekrete dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”.

Vuçiq më pas falënderoi Vulin për shërbimet dhe kontributin që ka dhënë në ruajtjen e sigurisë së Serbisë.

Kujtojmë se Aleksandar Vulin ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të BIA-s dhe ka deklaruar se këtë e ka bërë pasi nuk ka dashur të jetë “rast për shantazhe dhe presione ndaj Serbisë dhe botës serbe”.

Politikani serb pas dorëheqjes së Vulinit: U konfirmua pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist në Banjskë
Lexo po ashtu Politikani serb pas dorëheqjes së Vulinit: U konfirmua pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist në Banjskë

Në shpjegimin e vendimit për largim nga posti i drejtorit të BIA-s, Vulin deklaroi se BE-ja dhe SHBA-ja po kërkojnë “kokën e tij” dhe se ai po tërhiqet që të mos vendosen sanksione ndaj Serbisë.

Ndryshe, në muajin korrik, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Vulinit për përfshirje të dyshuar në krimin transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori