LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq në mbrojtje të grupit terrorist të Radoiçiqit: Serbët donin të mbroheshin

Vuçiq në mbrojtje të grupit terrorist të Radoiçiqit: Serbët donin të mbroheshin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përjetuar një situatë të palakmueshme gjatë intervistës që dha për CNN amerikan, ku u intervistua nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour.

Gjatë intervistës, në një moment Amanpour i ka kërkuar Vuçiqit t’i përgjigjet pyetjes nëse Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Kosovë javën e kaluar, do të mbajë përgjegjësi për të.

“Çfarë do të bësh me të?” e pyeti Amanpour.


Vuçiq fillimisht bëri një pauzë, siç bën zakonisht kur shfaqet në disa media serbe, e më pas filloi të përgjigjet.

“Faleminderit edhe një herë që më lejuat ta shpjegoj këtë”, filloi të elaborojë Vuçiq.

Por kjo nuk i pëlqeu gazetares Amanpour, kështu që menjëherë e ndërpreu.


“Jo, jo, jo. Është një pyetje e thjeshtë. A do të përgjigjen ata [grupi i Radoiçiqit], siç kërkon BE-ja”, pyeti përsëri Amanpour.

Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel
Lexo po ashtu Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

Ai tha se Radoiçiq është në territorin e Serbisë dhe se prokuroria do të bëjë punën e saj.

“Serbët donin të mbroheshin. Unë nuk do ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar, e dënoj. Serbët u keqtrajtuan pa akuza”, tha Vuçiq.

Është e rëndësishme të theksohet se Vuçiq akuzohet nga shumë në Serbi për kontrollin e një numri të madh të mediave dhe për vendosjen e pyetjeve për intervista për veten e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori