LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: “Mini Shengeni” ka mbështetjen e SHBA-së, përfituesi më i madh është Serbia

Vuçiq: “Mini Shengeni” ka mbështetjen e SHBA-së, përfituesi më i madh është Serbia

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke folur për iniciativën e “Mini Shengenit”, ka thënë mbrëmë në Paris se iniciativa për të hequr barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve ndërmjet Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë është më domethënëse sesa tërheqja e njohjeve të Kosovës.

Ai tha se iniciativë ka mbështetjen e SHBA-së dhe përfituesi më i madh do të jetë Serbia.


Vuçiq, i cili po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, siç raportojnë mediat serbe, kur është pyetur nëse ka marrë mbështetjen nga presidenti francez, Emmanuel Macron për “Mini Shengenin” dhe nëse pret të ketë presioni lidhur me këtë projekt, Vuçiq tha se nuk do ta quante ashtu këtë iniciativë, megjithëse ky emërtim tashmë ka hyrë në përdorim të përditshëm, pasi kjo po i bezdis disa njerëz, edhe për shkak të vendndodhjes gjeografike.

“Askush nuk mund të thotë se kjo iniciativë mund të shqetësojë askënd, sepse nuk ka asnjë arsye racionale për të. Kjo iniciativë është mbështetur nga SHBA dhe Macron do ta bëjë këtë publikisht. Por dikush në ndonjë shtet do të thonë që janë kundër, për shkak të diçkaje, sepse e kanë kuptuar se po e marrim fatin në duart tona dhe vetë t’i zgjidhim problemet tona”, shpjegoi Vuçiq, përcjell Telegrafi.

“Unë shoh që nuk mund t’ua shpjegoj as anëtarëve të familjes time rëndësinë që ka kjo iniciativë. Djali i madh mendon se është më e rëndësishme të tërhiqen njohjet e pavarësisë së Kosovës, e kjo nuk është askund afër”, tha ai.

Ai tha se nisma “Mini Shengeni” do të kontribuonte në një largim më të vogël të qytetarëve nga vendi dhe një kthim më të madh.

“Ata që kritikojnë duhet të dinë se Serbia po fiton shumë. Ne në rajon, me të gjitha vendet me të cilat kufizohemi, me përjashtim të Hungarisë, kemi suficit tregtar. Edhe i verbëri do ta shohë që kjo nismë i konvenon më së shumti Serbisë, sepse ajo është më e fuqishmja, që mund të shes më shumë mallra dhe shërbime, por edhe që është më e fuqishmja në burimet njerëzore “, tha ai.

Vuçiq tha se shpreson shumë në këtë iniciativë, sepse me këtë ndryshohet e ardhmja, ndonëse vendet më të vogla do të fitojnë më shumë në një afat të shkurtër.
Presidenti serb deklaroi se Hashim Thaçi mbrëmë nuk i kishte thënë presidentit francez Emanuel Macron se çfarë ai në të vërtetë mendonte.

Vuçiq ka komentuar edhe deklaratën e Thaçit i cili mbrëmë i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron se Prishtina përkrah një marrëveshje paqeje me Beogradin, duke thënë se “ e kishte dëgjuar këtë nga ai edhe para dy-tre vitesh’.

“Ai është gati për një traktat paqeje në të cilën ne do të njihnim Kosovën e pavarur. Kjo është sikur unë të dal e të them që unë jam gati për një marrëveshje fantastike me BE dhe të na transferojë 15 miliardë euro dhe do ta pranojmë se BE nuk ka bërë asgjë të keqe në 18 vitet e kaluara. Ai e thotë sikur ne duhet të jemi të lumtur që do të na njohin neve. Kë do të njihni ju, për çfarë po flisni? Ne jemi vend i njohur në OKB, ne nuk kemi nevojë për njohjen tuaj”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori