LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Moskë

Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Moskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të vizitojë Moskën në muajin maj të vitit të ardhshëm, duke shënuar vizitën e parë në Rusi që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

Deklarata është bërë pas ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në festimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore, shkruan nova.rs.

“Nëse nuk ndodh fundi i botës – ndonëse nuk jam i sigurt, por shpresoj që kjo të mos ndodhë – do të ishte nder i madh për mua të jem në Sheshin e Kuq për këtë përvjetor historik”, ka thënë ai.


Vuçiq ka theksuar se për këtë çështje ka diskutuar edhe me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, i cili gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar se më 9 maj të vitit të ardhshëm synon të organizojë “festimin më të madh në histori,” duke promovuar vlerat patriotike dhe ushtarake.

Kjo vizitë e paralajmëruar vjen në një kohë kur Serbia përballet me kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian për politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Në Raportin e Progresit për Serbinë, BE-ja ka vënë në dukje mungesën e harmonizimit të politikave të Serbisë me ato të bllokut, veçanërisht përballë agresionit rus në Ukrainë.

Raporti ka ngritur shqetësime për bashkëpunimin e shtuar midis Beogradit dhe Moskës, ndërkohë që Serbia refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Serbia i ka nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që në vitin 2014, por marrëdhëniet e saj të veçanta me Rusinë kanë ngritur pikëpyetje për përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian. Refuzimi për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së dhe kultivimi i lidhjeve të forta me Moskën e kanë pozicionuar Serbinë në një situatë të ndërlikuar diplomatike, duke sfiduar përpjekjet e saj për t’u afruar me Perëndimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Kalo në kategori