LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: A jam homoseksual që nuk i kam vendosur sanksione Rusisë dhe që nuk e kam njohur Kosovën? Jam!

Vuçiq: A jam homoseksual që nuk i kam vendosur sanksione Rusisë dhe që nuk e kam njohur Kosovën? Jam!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë për televizion TV Prva, ka folur për pritjet e tij në takimin e nesërm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Mendoj që sanksionet nuk është mirë t’i vendosim, pasi e dimë mirë kush na i pati vendosur neve. Nuk e kam problem t’ua shpjegojë njerëz kur do të jetë momenti i duhur për këtë, por Serbia deri më tani ka treguar se ka fuqi të mjaftueshme dhe mençuri që t’i rezistojë presionit. Disa po më sulmojnë duke thënë se ‘Vuçiq me kokëfortësi po këmbëngulë që të mos i vendosë sanksione Rusisë’”, shtoi presidenti serb, transmeton Telegrafi.


Duke folur për thirrjet që janë bërë nga tribuna e stadiumit për të cilin gazetarja e pyeti nëse i konsideron të tepruara që tifozët e klanit të Veljko Bellivukut i bënë, Vuçiq tha: “Është një porosi nga Serbia. Natyrisht se nuk kanë bërtitur të gjithë, por mjafton që ishin një e treta. A jam homoseksual që nuk i kam vendosur sanksione Rusisë? Nëse është kjo në pyetje, atëherë në rregull. A jam homoseksual që nuk e kam pranuar njohjen e Kosovës? Edhe kjo është në rregull.

Vuçiq ka folur edhe për pritjet e tij në takimin e 21 nëntorit në Bruksel, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, shtoi Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori