LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Jam i gatshëm për kompromise, por kryetarët e komunave të veriut të japin dorëheqje

Vuçiq: Jam i gatshëm për kompromise, por kryetarët e komunave të veriut të japin dorëheqje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se situata në Kosovë po komplikohet dhe se Serbia është e gatshme për kompromise, por se duhet tërheqja e “kryetarëve të rremë” në veri të Kosovës dhe se duhet filluar formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiq në televizioni Happy ka thënë se as biseda e sotme me serbët nga Kosova nuk ka qenë e lehtë dhe se as për ta nuk është e lehtë kur flasin me njerëzit që jetojnë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të gatshëm për kompromis, thjesht po ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqje. Jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të fillojë formimi i Asociacionit”, tha Vuçiq.


Ai tha se ka pasur diskutime të vështira për Kosovën, raporton danas.

“Kam pasur një bisedë jo aq të lehtë me Miroslav Lajçakun, me disa përfaqësues amerikanë dhe me një nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Situata po komplikohet dhe më shqetëson shumë”, theksoi Vuçiq.

Ai tha se nuk përjashton mundësinë që dikush të dëshirojë konflikte, duke shtuar se kjo dëshirë ekziston në tre apo katër vende. “Nuk mendoj se duhet të them se cilat shtete janë”, ka shtuar ai.

Vuçiq ka treguar se ka pasur biseda shumë të vështira në Kishinau të Moldavisë, veçanërisht me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Kam respekt të madh për kancelarin Scholz, jam politikisht i afërt me presidentin Macron. Ishte një bisedë shumë e vështirë. Duhet t’i kuptojmë, ata nuk duan luftë, konflikt. Neve na takon të ruajmë paqen, interesat e popullit tonë, që kombi ynë të mbijetojë. Prandaj nuk është e lehtë të flasësh as me serbët nga Kosova”, shpjegoi ai.

Vuçiq tha se duhet të kujdeset për interesat e qytetarëve në mbarë Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori