LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: E kam një ide për zgjidhje, por duhet ta pranojnë edhe shqiptarët

Vuçiq: E kam një ide për zgjidhje, por duhet ta pranojnë edhe shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i bindur se nuk do të vije deri tek një marrëveshje me Kosovën, por se do të luftojë për një gjë të tillë “me gjithë zemër”.

Vuçiq në një intervistë në TV Prva, përcjell Telegrafi, ka thënë se me siguri nuk do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse sipas tij ka objektiva të ndryshëm dhe faktorë në botë të cilët janë në gjendje me anë të rrjeteve të tyre të agjencive të shkatërrojnë çdo përpjekje për bisedime dhe marrëveshje.

Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë për taksën, në Amerikë dhe në Evropë
Lexo po ashtu Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë për taksën, në Amerikë dhe në Evropë

“Nuk jam optimist për marrëveshjen, megjithëse jam i gatshëm të flas me Prishtinën sapo tarifat të hiqen. Unë do të humbas shumë reputacion, sepse e di që është e papëlqyeshme, por unë do të luftoj për një marrëveshje. Por 90 për qind e di unë nuk do të ketë sukses. Unë nuk kam asnjë problem me këtë në kuptimin historik, por unë kam për shkak të jetës reale të popullit tonë. Unë nuk i përkas atyre që duan të gjithën për ne, e as atyre që dhanë gjithçka, por atyre që janë përgjegjës dhe që arritën ta sjellin Kosovën përsëri në hartën politike të botës. Kam një ide, por shqiptarët duhet ta pranojnë atë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.


Siç shkruan tutje Tanjug, presidenti serb ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë thelbësore dhe se luftë nuk do të ketë derisa dikush të mos sulmojë fizikisht serbët dhe filloj ti vrasë ata.

“Paqe do të ketë, sepse e ruajmë paqen dhe luftojmë për paqe, deri sa dikush fizikisht fillon të sulmojë dhe të vrasë serbët”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

“Një incident na çon në një përplasje. A duam ta shmangim këtë? Shpresojmë të jemi të zgjuar”, ka thënë ndër tjerash presidenti i Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori