Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare se gjoja po duan “poshtërimin e Serbisë”.
Ai ka akuzuar Kosovën për gjoja pretendim për ta shtyrë Serbinë në konflikt me NATO-n.
Madje ai shtoi se kinse qëllimi i palës kosovare është që ta paraqes kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa vetë atë si Vladimir Putin-in.
Ai para gazetarëve përsëriti se në periudhën e ardhshme “do të ketë presione shtesë”.
“(Shqiptarët) ata duan që Serinë ta shtyjnë në konflikt. Ata duan që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n. Ata i dinë që nuk është konflikt me ta. Duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt me NATO-n, ai (Kurti) të shtiret si një lloj Zelensky, që unë të jem një lloj Putin-i dhe kështu me radhë, dhe kjo është ajo që ata po tentojnë, kjo që po bëjnë gjatë gjithë kësaj kohe. Për fat të keq për këtë, ata padyshim kanë mbrojtjen dhe mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar dhe kjo nuk do të ndryshojë sepse është ‘fëmija’ i tyre”.
“Tani kishin mundësinë që përmes të ashtuquajturës liberalizim të vizave, t’iu bëjnë presion autoriteteve shqiptare të bëjnë atë që kanë detyrimin, jo atë që dikush mundohet ta rregullojë, apo atë për të cilën dikush flet për të përmbushin e obligim vetë shumëvjeçar, obligim që e kanë qe një decenie, siç po e shihni nuk u shkon në mendje, kështu që këtë e kam ditur që nga fillimi, dhe për këtë kam thënë vetëm ngadalë duke e ditur që po shkon në atë drejtim dhe duke ditur që ata nuk duan në asnjë mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet dhe gjërat të normalizohen në regjion sepse ata nuk duan normalizim, të gjithë ata së bashku duan poshtërimin e Serbisë”, tha Vuçiq, njofton KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!