LAJMI I FUNDIT:

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka lajmëruar se një nga truprojat kryesore të mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, është vrarë në një mosmarrëveshje personale.

Shumë njerëz shprehën ngushëllime në rrjetet sociale për truprojën Abdulaziz al-Fagham. Shumë prej ngushëllimeve ishin të shoqëruara me fotografitë e tij kur ishte duke punuar. Në njërën prej fotografive shihej truproja e ndjerë duke e ndihmuar mbretin për t’i lidhur lidhëset e këpucëve.


Sipas The Guardian, aktualisht nuk dihen rrethanat e këtij incidenti.

Disa orë më vonë, agjencia shtetërore e lajmeve tha se një mik i truprojës e ka qëlluar atë me armë zjarri dhe e ka vrarë, ndërsa një shtetas tjetër saudit dhe një punëtor filipinas janë plagosur.

Sulmuesi më pas u përball me të shtënat e forcave të sigurisë, të cilat e vranë atë, ndërsa pesë pjesëtarë të policisë mbetën të plagosur.

Krimet me armë janë të rralla në Arabinë Saudite, sepse vrasësit dhe trafikuesit e drogës dënohen me ekzekutim sipas ligjit të rreptë Islam. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori