LAJMI I FUNDIT:

Vritet 60 vjeçarja nga grabitësit!

Vritet 60 vjeçarja nga grabitësit!

Gruaja e moshës 60 vjeçare është vrarë mbrëmë në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski e ka konfirmuar informacionin, pa dhënë asnjë detal rreth rastit, përveç se më është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga teknikët e kriminalistikës, njofton AIM.


Sipas informacioneve të para, me gjasë bëhet fjalë për vjedhjen e kryer mbrëmë rreth orës 20:00, me të cilën ka rënë viktimë gruaja e cila ka rezistuar vjedhjen e grabitësve në banesën e saj e cila jetonte e vetme në ndërtesën e rrugës ‘Galiçica’. /Telegrafi/