LAJMI I FUNDIT:

Vriten qerosët për rituale, besëtytnitë në Mozambik

Vriten qerosët për rituale, besëtytnitë në Mozambik

Nëse nuk keni flokë, sepse kështu ka vendosur gjenetika, apo sepse kështu keni vendosur ju, nuk ka asnjë problem, me përjashtim të rastit nëse jetoni në Mozambik.

Autoritetet e këtij vendi afrikan kanë dhënë alarmin se qerosët janë bërë pre e sulmeve rituale, pasi 5 të tillë u vranë për pjesët e tyre të trupit.


Dy të dyshuar janë arrestuar në distriktin e Milange, ku ndodhën vrasjet, por autoritetet dyshojnë se krimet janë kryer nga një numër më i madh njerëzish dhe mund të përsëriten.

Alfono Dias, shefi i policisë së provincës Zambezia tha se është disi e vështirë të shpjegosh, por besëtytnia e vjetër thotë se një kokë pa flokë përmban ar.

Ai shtoi se me tre viktima vetëm javën e fundit, problemi është bërë mjaft serioz. mediat lokale ndërkohë shkruajnë se në provincat e izoluara ku analfabetizmi dhe besëtytnitë sundojnë, shamanët apo mjekët popullorë janë ata që përhapin besime të tilla dhe askush nga banorët lokalë nuk dyshon, apo nuk guxon të dyshojë, në fjalën e tyre, transmeton tch.

Autoritetet lokale thonë se veç kokës viktimave i janë marrë edhe organet e brendshme që duket se përdoren në rituale. Policia tha se vrasjet e qerosëve janë bërë problem vetëm së fundmi, besëtytnia e radhës që nxirret nga arkivat në Afrikën Lindore, pasi deri vonë në objektiv ishin albinët që besohet se kanë fuqi magjike.

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori