Gjatë orëve të para të ditës së sotme Hamasi ka nisur një operacion kundër shtetit izraelit duke shkrepur 5000 raketa drejt Tel Avivit.

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Gruaja e ndjerë ishte rreth 70 vjeç dhe jetonte në Kfar Aviv, shkruan cnn.


Në anën tjetër, dy të rinj palestinezë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat e forcave izraelite në lindje të kampit Bureij, në Rripin qendror të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se pesë të plagosurit, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton aljazeera.

Ushtria izraelite lëshoi paralajmërime të njëpasnjëshme në Jerusalemin e pushtuar si dhe në zonat përreth Rripit të Gazës, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme brenda 80 km nga Rripi.

Kujtojmë se Gaza është një nga vendet më të dendura në botë, një enklavë e izoluar bregdetare me pothuajse dy milionë banorë në 225 kilometra/katror.

I qeverisur nga Hamasi, territori është kryesisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës shkaku i bllokimeve që i ka vendosur Izraeli që daton që nga viti 2007.

Izraeli ka vendosur kufizime të rënda në lirinë e lëvizjes civile dhe kontrollon importimin e mallrave bazë në brezin e ngushtë bregdetar. /Telegrafi/